Flexonorm Tableta

Flexonorm Tableta

Mirëqenie për kocka, nyje dhe kërce!

Dobitë kyçe

  • Ofron mirëmbajtje te rregullt te kockave
  • Ndihmon lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin e nyjeve.
  • Ndihmon në reduktimin e ënjtjeve të dhimbshme në nyje.
  • Ndihmon në kthimin e funksionit normal të kockave pas osteoartritit, bursitisit dhe tendonitisit.

Nyjet janë pikat kontaktuese mes më shumë se 200 kockave dhe janë të formuara për të lejuar lëvizjen. Skajet e këtyre kockave dhe nyjeve mbulohen nga kërci dhe lëngu sinovial. Lëngu mban kërcet të shëndetshme dhe i mundëson nyjeve të lëvizin pa probleme.

Udhëzimet e përdorimit: Merret si shtojcë ushqimore për të rritur, një (1) tabletë në ditë shoqëruar me ushqim, apo sipas rekomandimit të mjekut

Përmbajtja për dy tableta Sasia në mg Vlera ditore në %
Vitamin D (në formë cholekalciferoli) 10µg 50
Kalcium (në formë kalcium karbonati) 800mg 62
Magnez (në formë oksid magnezi) 200mg 48
Zink (në formë zink oksidi) 8mg 73
Glukosaminë HCl 800mg *
Kondroitin sulfat 100mg *
Natrium 15mg <1%

Përbërësit tjerë: mikrokristalinë celulozë, natrium kroskarmelozë, acid stearik, magnezium stearat, silica dhe film mbështjellës.

Glukozamina dhe kondroitina janë komponente të rëndësishme strukturore të kërcës, një ind lidhës i cili vepron si mbrojtës midis nyjeve dhe kockave. Shkatërrimi i kërcit ndodhë kur nivelet e këtyre komplekseve fillojnë të bien. Prania e kalciumit, magnezit, vitaminës D3 dhe zinkut rrit mirëqenien e nyjeve në një nivel më të lartë.

Glukozamina është një substancë natyrale e cila prodhohet ne trupin tonë dhe formon komponente të quajtura proteoglikane dhe glukozaminoglikane. Kërcet përbëhen nga këto komponente që janë të nevojshme për të mbrojtur kockat në nivel të nyjeve duke lejuar lubrifikimin.

Kondroitin sulfati stimulon rigjenerimin e kërcit, i cili është indi lidhës që mbështjellë skajet e kockave brenda nyjeve. Ai është thelbesor për sigurimin e lëvizjes kërcë/kocka pa fërkime.

Kalciumi në kombinim me magnez, zink dhe vitaminë D3 siguron mirëmbajtjen e rregullt të kockave. Kalciumi është mineral i rëndësishëm që luan një rol thelbësor në shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve. Magnezi është mineral dhe është jetik për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e duhur të kockave. Prania e magnezit në formulën tonë është thelbësore për transportin e kalciumit nëpër membranat qelizore. Zinku ndihmon rritjen normale dhe riparimin e indeve rreth nyjeve dhe mbështet funksionin e enzimeve të nevojshme për ndërtimin e matrikist kockor. Vitamina D3 ndihmon në absorbimin efikas të kalciumit.

 

PARALAJMËRIM: Nëse jeni shtatzënë, gjidhënëse  ose merrni  barna të tjera, konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit. Mos e përdorni nëse jeni alergjik ndaj peshkut ose produkteve të peshkut. Ndaloni përdorimin dhe konsultohuni me mjekun nëse ndodhin ndonjë reaksion alergjik. Mbajeni larg fëmijëve. Mos e përdorni nëse vula nën kapak është thyer ose mungon.

* Këto deklarata nuk janë vlerësuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Ky produkt  nuk ka për qëllim të diagnostifikojë, trajtojë, kuruar ose parandalojë ndonjë sëmundje.

 

Paketimi: 30 kapsula

Ruajtja: Ruajeni në 15-30 ° C (59-86 ° F). Mbrojeni nga nxehtësia, drita dhe lagështia.

Numri Serik dhe data e skadencës:Shtypur ne ambalazhë.

Prodhues: Onovo Pharma,Inc.727 W 40 Street,Baltimore,MD 21211 USA

Importues Ekskluziv për Kosovë:FeKs Pharma shpk, Bulevardi i Dëshmorëve-Prishtinë,10000,Kosovë,e: info@fekspharma.com,w: www.fekspharma.com

 

Previous Post