Somax Kapsula

Somax Kapsula 

NDJEHU MIRË ÇDO DITË (Zgjidhje për gjumë të qetë)

Gjumi mund të ndërpritet për arsye të ndryshme dhe ata të cilët kanë vështirësi të bien në gjumë e dinë se si pagjumësia mund të ndikojë në produktivitetin e tyre gjatë ditës. Këta pacientë mund të kenë vështirësi në përqendrim, probleme me kujtesën dhe lodhje.

Dobitë

  • Ndihmon në cilësinë e gjumit dhe trajton pagjumësinë
  • Ndihmon relaksimin duke qetësuar aktivitetin nervor
  • Ndihmon për të ulur stresin dhe rrit produktivitetin

Udhëzimet e përdorimit: Merret si shtojcë ushqimore për të rritur, një (1) kapsulë në ditë shoqëruar me ushqim, apo sipas rekomandimit të mjekut.

Përmbajtja për një kapsulë Sasia në mg Vlera ditore në %
Melatoninë 10mg *
L-theaninë 100mg *
Rrënjë e lules Valerian 50mg *
Lule e pasionit 50mg *

Përbërësit tjerë: gjelatinë, miell misri, magnezium stearat dhe silica

Melatonina është një përbërës i studiuar klinikisht për pagjumësine e rastësishme, që i ndihmon përdoruesit të përmirësojnë cilësinë për tu çlodhur. Përveç kësaj, efektet qetësuese të bimëve tona; rrenje Valerian, Lule pasioni dhe L-Tianine ndihmojne të bini në gjumë natyrshëm

Melatonina është hormon që sekretohet nga gjëndra pineale në tru. Si suplement përdoret për të rregulluar orën e brendeshme të trupit (ritmi cirkadian) dhe funksioni është të imitoj efektet e hormonit natyral.

Paraardhësi i melatoninës është serotonina i cili është një neurotransmitues që rrjedh nga aminoacidi triptofan. Në përgjithësi, gjëndra pineale fillon të prodhojë melatonin rreth orës 21:00. Pastaj nivelet e melatoninës rriten fuqishëm dhe përdoruesit fillojnë të ndihen të përgjumur. Nëse organizmi funksionon siç duhet, nivelet e melatoninës mbeten të larta gjatë gjumit, për rreth 12 orë. Nivelet e melatoninës pësojnë rënie rreth orës 9 të mëngjesit dhe niveli  i sajë në atë periudhë është thuajse i pamatshëm, nivel i cili mbetet i tillë përgjatë tërë ditës

L-Tianine është një aminoacid që gjendet në çajin e zi dhe të gjelbër. Është e njohur për të nxitur relaksimin, zvogëlimin e stresit dhe për të përmirësuar gjumin, si dhe për të rritur koncentrimin dhe vigjilencën.

Rrënja e lules Valerian është një barishte qetësuese që është përdorur me shekuj për trajtimin e pagjumësisë. Valeriani rrit nivelet e GABA-s në tru,duke ndihmuar në zvogëlimin e aktivitetit të trurit dhe duke i bërë përdoruesit të bien lehtë në gjumë. GABA është një aminoacid që vepron si neurotrasmetues në sistemin nervor qendror. Ai pengon transmetimin nervor në tru dhe qetëson aktivitetin nervor. Valerian sugjerohet gjithashtu për të trajtuar ankthin, stresin, spazmat muskulare dhe dhimbjen.

Lulja e pasionit është një bimë pjesët sipërfaqësore të së cilës përdoren për qëllime shëruese natyrore. Kjo bimë ka shume dobi si ndihma për të zvogëluar dhe parandaluar pagjumësinë, ankthin, ADHD dhe gjendje më serioze siq janë: kriza epilepsie, shtypjen e lartë të gjakut dhe astmën, etj. Nëse kombinohet me bimë tjera relaksuese krijon ndjesi të qetësisë pa ndikuar në produktivitetin e përdoruesit gjatë ditës.

PARALAJMËRIM: Nëse jeni shtatzënë, gjidhënëse  ose merrni  barna të tjera, konsultohuni me mjekun tuaj para përdorimit.Ndaloni përdorimin dhe konsultohuni me mjekun nëse ndodh  ndonjë reaksion alergjik. Mbajeni larg fëmijëve. Mos e përdorni nëse vula nën kapak është thyer ose mungon.

* Këto deklarata nuk janë vlerësuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Ky produkt  nuk ka për qëllim të diagnostifikojë, trajtojë, kuruar ose parandalojë ndonjë sëmundje.

 

Paketimi: 30 kapsula

Ruajtja: Ruajeni në 15-30 ° C (59-86 ° F). Mbrojeni nga nxehtësia, drita dhe lagështia.

Numri Serik dhe data e skadencës:Shtypur ne ambalazhë.

Prodhues: Onovo Pharma,Inc.727 W 40 Street,Baltimore,MD 21211 USA

Importues Ekskluziv për Kosovë:FeKs Pharma shpk, Bulevardi i Dëshmorëve-Prishtinë,10000,Kosovë,e: info@fekspharma.com,w: www.fekspharma.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *