Neuroben

Dayonix Neuroben

Para se të merrni këtë shtesë ushqimore, ju lutem të lexoni recetën me kujdes. Kjo përfshinë informata të rëndësishme për të
marrë rezultatet më të mira. Për çfarëdo pyetje apo dyshim, konsultohuni me mjekun tuaj apo farmacistin. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

 

Kategoria: Shtesë ushqimore.

Indikacionet: Kapsula në formë gjelli e Neurobenit, është një fuqizues i funksionit të të njohurit, e cila përmirëson fokusimin, vëmendjen, memorien dhe kthjelltësinë mendore.

Përbërësit ( për një kapsulë): Ekstrakti Ginkgo Biloba (Ginkgo Biloba) 24% Ginkgo Flavoniod Glikozide (100 mg), ekstrakt i Yerba Mate (Ilex Paraguariensis) 8%, kafeinë (80 mg), ekstrakt i lëvorës së pishës (Pinus pinaster) 95%, Proantocianidinë oligomerike (50 mg), Tirozinë (40 mg),
Vitamin E (12 mg), Vitamin B5 (6 mg), Lutein (5 mg), Vitmani B2 (2.6 mg), Vitamin B1 (2.2 mg), Acid Folik (200 µg), Biotin (75
µg), Selen (55 µ), Vitamin D3 (10 µg)

Doza e rekomanduar ditore:
– 1 kapsulë në ditë e shoqëruar me shujtën e mëngjesit
– mos e tejkaloni dozën ditore prej 1 kapsule

Kujdes:
* Ky produkt nuk duhet të zëvendësojë dietën dhe të ushqyerit shëndetshëm.
* Mos e tejkaloni dozën e këshilluar ditore.
* Nuk rekomandohet të mirret gjatë shtatëzënisë dhe gjidhënies.
* Nuk rekomandohet në rast të alergjisë ndaj cilit do nga përbërësit.
* Nëse jeni duke marrë ndonjë medikament, konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni shtesa ushqimore.
*Mbajini larg nga fëmijët.

Efektet anësore:
Nuk është raportuar asnjë efekt anësor.
Në rast shfaqjes së çfarëdo efekti anësor, konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.

Interaksionet:
Para se të merrni Neurobenin së bashku me ndonjë medikament tjetër, konsultohuni me mjekun tuaj apo farmacistin.

Paketimi:
2 blisterë me nga 15 kapsula.
Ky paketim përmban 30 kapsula.

Ruajtja:
Ruajeni në vend të thatë të mbrojtur nga nxehtësia dhe drita.

Prodhuesi:
I prodhuar në EU me licencë të Dayonix Pharma GmbH, Gjermani.
Importues Ekskluziv për Kosovë:
FeKs Pharma shpk,Bulevardi I Dëshmorëve-Prishtinë,10000,Kosovë, e:info@fekspharma.com, w: www.fekspharma.com

Previous Post